Aktualitet

Meta: Votat e pavlefshme të hetohen me transparencë maksimale

Shkruar nga Liberale
Meta: Votat e pavlefshme të hetohen me transparencë maksimale

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se hetimi i këtyre votave me qetësi dhe transparencë maksimale është më i vlefshëm se kurrë.

Sipas Kreut të Shtetit, “Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”

"Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.

Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit!

I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme!

Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit.

Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale!

Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!", shkruan ndër të tjera Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH