Aktualitet

Meta vlerësohet nga Princi Albert II

Shkruar nga Liberale
Meta vlerësohet nga Princi Albert II

Presidenti i vendit Ilir Meta është vlerësuar me Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos. Gjatë një takimi që zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, Princ i Monakos, Meta u prit me nderime të larta shtetërore.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit, ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II.

Të dy autoritetet e larta vlerësuan se Shqipëria dhe Principata e Monakos janë të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, në vlerësim të angazhimit të tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta vizitoi një nga qendrat më të rëndësishme shkencore të Principatës, Muzeun Oqeanografik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH