Aktualitet

Meta viziton "La Maison de l’Albanie", ja mesazhi që përcjell

Shkruar nga Liberale
Meta viziton "La Maison de l’Albanie", ja mesazhi që

Presdenti Ilir Meta në një postim në Facebook shkruan se ka vizituar "La Maison de l’Albanie" në Paris.

"Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.", shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Shumë i lumtur të vizitoja "La Maison de l’Albanie", shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë.

Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.

Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë. ????? /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH