Aktualitet

Meta: U bëra president falë LSI-së, asaj do t'i jap sot llogari për punët e bëra gjatë 5 viteve

Shkruar nga Liberale
Meta: U bëra president falë LSI-së, asaj do t'i jap sot

Pasi rimori kartën e anëtarësisë së partisë që themeloi, por që aktualisht drejtohet nga gruaja e tij, ish-presidenti Meta tha se synimi i tij është të çojë në vend mesazhin e popullit të 2 marsit, duke lënë në hije faktin nëse do të rimarrë drejtimin e LSI.

Ai deklaroi se u bë president falë partisë së tij, prandaj do të japë llogari për 5 vitet e punës në krye të Presidencës, gjatë Konventës Kombëtare që LSI do të mbajë pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve,

"Në fjalën e time do e nis me një llogaridhënie të këtyre 5 viteve. Nuk i shmangem llogaridhënies, pasi është detyrë parësore e i një politikani të ndërgjegjshëm. Nëse u bëra president i bëra për shkak të LSI. Për shkak të peshës së jashtëzakonshme. E kam për detyrë të jap llogari”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH