Aktualitet

Meta tregon arsyen pse nuk shkoi në stadiumin “Air Albania”

               Publikuar në : 08:55 - 18/11/19 liberale

Presidenti Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”, për të parë ndeshjen Shqipëri-Francë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Meta ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa thotë se zgjodhi për ta parë nga shtëpia për shkak se ishte i palumtur me emrin e ri që iu vu stadiumit për arsye komerciale.

Postimi i Metës

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!/Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back