Aktualitet

Meta thirrje protestuesve: Mos prisni që t’ju vënë traun te dera e shtëpisë!

Shkruar nga Liberale
Meta thirrje protestuesve: Mos prisni që t’ju vënë traun te

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para Kuvendit dha një mesazh.

Meta tha se është i bindur që shumë shpejt në Kuvend do të dëgjohet fjala e lirë ndërsa akuzoi Ramën se ka synim të asgjësojë demokracinë.

“Asgjësimi i demokracisë dhe pluralizmit, është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia, e mbron Shqipërinë dhe shqiptaret, ndaj ju përshëndes të gjithëve që në një orë të vështirë keni lënë punët tuaja, angazhimet tuaja, për të treguar vendosmërinë tuaj, për të mbrojtur vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë mbrojtur këtë vend. Përmendi traun doktori, ata e kanë qejf traun. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që dëgjojnë, mos prisni që t’jua vënë truan te dera e shtëpisë.”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH