Aktualitet

Meta tha se kishte marrë premtim e tij, Basha: Nuk është e vërtetë

Shkruar nga Liberale
Meta tha se kishte marrë premtim e tij, Basha: Nuk është e

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për deklaratën që bëri kreu i shtetit pak ditë më parë, kur tha se e çdekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi kishte marrë premtim nga lideri i demokratëve se opozita do hynte në zgjedhje.

I shtyva që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse, kam marrë fjalën nga zoti Basha që do hyjnë në zgjedhje pastaj mbajtën atë qëndrimin ashtu e kështu…”, tha kreu i shtetit Ilir Meta. Por për liderin e opozitës kjo nuk është e vërtetë.

“Unë s’jam këtu për të komentuar deklaratat e presidentit, por një gjë është e qartë edhe per presidentin edhe per shqiptaret, qe presidenti veproi për të shmangur konfliktin e përplasjen, bëri shumë mirë qe veproi me çdekretimin e procesit te 30 qershorit, edhe kjo eshte pertej cdo diskutimi, të gjithë e dimë që KQZ e gjithe institucionet e tjera ishte nën urdhrat e Ramës, pretendimi se opozita do hynte në një proces që s’ekzistonte per arsyen se dekreti i presidentit u injorua teresisht e kjo eshte veper penale nga KQZ. Nuk është e vërtetë që kisha dhënë premtim presidentit se zgjedhjet e 30 qershorit procesi erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, që kishte nje dhe vetem nje qëllim largimin e kësaj qeverie, shpërbërjen e parlamentit ilegjitim e çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme”, tha Basha në emisionin Opinion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH