Aktualitet

Meta takon kreun e PDK-së: Duhet të jemi në unitet

               Publikuar në : 17:41 - 30/12/20 liberale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kreu i shtetit thekson se Kosovën dhe gjithë rajonin e presin sfida të reja vitin e ardhshëm, duke bërë thirrje për unitet.

Reagimi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back