Aktualitet

Meta takim me opozitën e bashkuar, zbulohen detajet

Shkruar nga Liberale
Meta takim me opozitën e bashkuar, zbulohen detajet

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në orën 9:00 në një tryezë, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë dalë në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të vijuar protestat.

Mësohet se takimi mes kreut të shtetit dhe opozitarëve jashtëparlamentar po mbahet tek Vila 4 dhe jo në pallatin e Brigadave siç ishte parashikuar.

Pjesë e axhendës së takimit, mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH