Aktualitet

Meta sulmon Nanon: Ordiner! Sa kollitej Berisha, ikte nga Tirana

               Publikuar në : 21:40 - 11/02/21 liberale

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër me ish-kryeministrin Fatos Nano pas akuzave të këtij të fundit.

Meta tha se Nano ishte një drejtues që braktiste menjëherë detyrën sapo opozita e Sali Berishës ngrinte zërin.

Sa herë kollitej Doktori, Fatos Nano largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.

Si karakter ai mbetet një ordiner, por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirënjohës që kur e kam pasur shofer, nuk më ka aksidentuar” – tha Meta në Syri Tv.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back