Aktualitet

Meta: Soreca, përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Meta: Soreca, përgjegjës për situatën në Gjykatën

“Është një moment kritik për të ardhmen e vendit, dialogu është kyç. Të punojmë fort drejt integrimit Europian. Të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Është dialogu që është kaq i rëndësishëm në këtë çështje, institucionet e njohin kushtetutën, jemi këtu për të mbështetur zbatimin e reformës zgjedhore”.

Kështu do të deklaronte këtë të hënë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.  Por për kaosin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese, përgjigje mori nga kreu i shtetit.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca. Soreca është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë” – tha Meta.

Presidenti njoftoi se do të kallëzojë penalisht në prokurori kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH