Aktualitet

Meta: S'mahnitem nga lobistët që flasin anglisht e mendojnë serbisht

Shkruar nga Liberale
Meta: S'mahnitem nga lobistët që flasin anglisht e mendojnë

Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ndër të tjera foli për replikat me ambasadoren Yuri Kim.

Kreu i shtetit theksoi se i do SHBA-të si vend të lirisë dhe demokracisë, por shpreh se nuk impresionohet nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht.

"Kam respekt për partnerët ndërkombëtar. I dua SHBA-të sepse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci dhe jam i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE sa më shpejt. Edhe kjo do të ndodhi se sbën. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës. Shqipëria do të shndrisë. Tani prokurorët, policët të bëjnë detyrën.

Nuk impresionohet presidenti i Shqipërisë nga të gjithë lobistët që flasin anglisht edhe mendojnë serbisht. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Qytetarët janë ndërgjegjësuar që vota e tyre është fuqia e tyre. Shqipëria do të jetë model i demonstrimit të sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Kështu që ju falënderoj shumë dhe ju ftoj të jeni në gatishmëri që të parandalojmë çdo incident. Të merren masa urgjente për të gjithë prokurorët që kanë bërë ping-pong me kallëzimin e PD. Boll u bë ping-pong me dosjen e Shijakut dhe Dibrës, duhet të ishin në burg ata që i porosit ai të bëjnë tërmet, le ta provojë ta bëjë tërmet në Vlorë”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH