Aktualitet

Meta: Shpopullimi, problem kombëtar që duhet të na bashkojë

               Publikuar në : 13:00 - 14/01/21 liberale

Presidenti Ilir Meta deklaroi se shpopullimi është një problem kombëtar që duhet të bashkojë institucionet dhe qytetarët.

Gjatë fjalës së tij në videokonferencën për fenomenin e shpopullimit, kreu i shtetit tha se asgjë nuk e justifikon shifrat e larta të emigrimit.

“Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend. Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Përveç rritjes së taksave dhe problemeve të kostove të tjera, kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje. Me rëndësi është që të theksojmë se idndeksi i mbështejtes për biznesin është më negativi. Po të shohim të dhënat e Bankës Botërore dhe ‘Doing Biznes’, situata në vendin tonë është përkeqësuar në raport me vendet e tjera të rajonit. Mjafton të themi se sipas bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe të paktën mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës, ndërsa sipas përfaqësuesve të biznesit është më e lartë. Ky është kërcënim serioz për vendin. Ka pasur vite më parë një fenomen të rikthimit të emigrantëve nga Greqia në vendin tonë. Por shohim se me riintegriin e tyre, situata është e vështirë. Gati 2/3 e tyre që kanë ardhur këtu janë të zhgënjyer. Shumë prej tyre do të donin të që largoheshin nga vendi. Këto shqetësime që ju ngritët janë të konfirmuara. Ky është një problem kombëtar, që e kam ngritur shqetësimin tim. Sistemi i llogaridhënies demokratike nuk funksionon. Eficenca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë, e pakontrolluar dhe larg llogaridhënies. Kjo është e lidhur me standardet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike.”, -tha Meta.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back