Aktualitet

Meta shkon në selinë e PD-së, takohet me Berishën

Shkruar nga Liberale
Meta shkon në selinë e PD-së, takohet me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë në selinë e Partisë Demokratike, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e “Rithemelimit”, Sali Berishën.

Së bashku me të është parë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndërsa fokus i këtij takimi ka qenë aksioni opozitar.

Takimi i Berishës me Metën vjen pas takimit të këtij të fundit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ndërkohë, që Berisha e pa këtë takim si pozitiv, ndërsa Meta tha se, nuk është e thënë që të ketë mendime të njëjta me ambasadoren sa i përket ish-kryeministrit.

“Me Berishën kemi një kimi të mrekullueshme. Takohemi apo nuk takohemi, jemi online”, u shpreh Meta më herët. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH