Aktualitet

Meta rikthehet në LSI, rimerr kartën e anëtarësisë: Kisha nostalgji për partinë time

Shkruar nga Liberale
Meta rikthehet në LSI, rimerr kartën e anëtarësisë:

Ish- Presidenti Ilir Meta, pas largimit nga presidenca, ka shkuar menjëherë në selinë e LSI-së, ku ka marrë kartën e anëtarësisë. Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka folur për partinë që themeloi, duke përmendur, sipas tij, arritjet që ka bërë partia e tij.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e lLSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata. ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha Meta në nisje të fjalës së tij.

I pyetur nëse do të marrë drejtimin e partisë, Meta tha se është aty për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pasi largimin nga partia e bëri me vullnet të plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH