Aktualitet

Meta refuzon pjesëmarrjen: Komisioni nuk ka leegjitimitet

Shkruar nga Liberale
Meta refuzon pjesëmarrjen: Komisioni nuk ka leegjitimitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore.

Ndërsa sot është afati i fundit i paraqitjes së Metës në Komision Meta e konsideron atë ilegjitim, duke theksuar se nuk bëhet palë me askënd për të shkelur Kushtetutën.

Sipas Presidencës, “gjithë praktika e dërguar deri më tani në adresë të Institucionit të Presidentit të Republikës, është një përpjekje e radhës e Kuvendit për të bërë të duket sikur po ndiqet një proces i ligjshëm, ndërkohë që siç dhe Kuvendi është në dijeni, ky proces ka nisur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe ligjin. Para së gjithash, ju bëjmë sërish me dije se, Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht. Me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit. Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik”.

Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit“, vijon kreu i shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH