Aktualitet

Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: Referendumi, mjeti ynë magjik që ky popull nuk ka për të fjetur më

Shkruar nga Liberale
Konventa Kombëtare e PL-së/ Meta: Referendumi, mjeti ynë magjik

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi nga Konventa Kombëtare kujtoi një shprehje të Papa Françeskut, që thotë, se liria nuk është e drejta për të bërë gjithçka që kemi dëshirë, po është mundësia për të bërë gjënë e duhur.

“Papa Francesku ka thënë liria nuk është e drejta për të bërë gjithçka që kemi dëshirë, po është mundësia për të bërë gjënë e duhur. PL është parta e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe patriotik të çdo shqiptari. Misioni ynë t’u kthejmë lirinë e grabitur. Misioni ynë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Ne do bëjmë çdo sakrificë dhe politikë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë. Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të rilindjes qytetarë të pafajshëm vriten nga dora e policisë. Vetëm për shkak të Rilindjes sot jemi vendi më i varfër në Europë me pagat e pensionet më të ulëta, por kemi çmimet më të larta dhe taksat më të larta në rajon. Sot qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe ne do ta shembim. Ky është borxhi më i madh që i kemi qytetarëve tanë. Mos të harrojmë kurrë që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull nuk ka për të fjetur më. Sfida reale e opozitës, si ta mundim të keqen se qytetarët e dinë dhe po përjetojnë në shtëpinë e tyre çdo ditë e më tepër”, tha Meta.

Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë shprehet se në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: referendumin!

“Në sistemet demokratike populli ka sovranitet të plotë për t’u shprehur dhe vendosur për ligjet e vendit, të zgjedhë me votë të lirë qeverisjen dhe ta kontrollojë në çdo kohë atë”, thuhet në rezolutë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH