Aktualitet

Meta reagon pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, ja çfarë shkruan

Shkruar nga Liberale
Meta reagon pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, ja çfarë

Presidenti Ilir Meta ka pranuar Letrat Kredenciale nga ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, - theksoi kreu i Shtetit.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se SHBA është një partnet strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe së bashku do të përballojnë shumë sfida.

"I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.

SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!", shkruan Meta./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1120479,1120480,1120481,1120482"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH