Aktualitet

Meta: Rama, i vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar

Shkruar nga Liberale
Meta: Rama, i vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar

Pasi u akuzua nga kryeministri se ka takuar persona të skeduar nga OFL-ja, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me një akuzë të rëndë, duke theksuar se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar është vetë kryeministri.

"Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda.

Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra", tha Meta.

Meta u shpreh më tej në "Opinion", se Rama po mban peng procesin e integrimit të vendit dhe se nuk hap listat për shkak të frikës së humbjes së kontrollit të Partisë Socialiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH