Aktualitet

Meta: Qeveria i urren shqiptarët e varfër

Shkruar nga Liberale
Meta: Qeveria i urren shqiptarët e varfër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale, se edhe pse buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, ndihmat ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta te ne, se sa në Kosovë.

Meta thotë se, qeveria i urren shqiptarët e thjeshtë, të varfër dhe të ndershëm.

"Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekomonike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë. ✌️?? #NdryshimMeCdoCmim", shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH