Aktualitet

Meta: Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!

Shkruar nga Liberale
Meta: Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve, teksa thekson se në këtë festë duhet të ndajmë me të afërtit urime të zemrës.

Kreu i shtetit nënvizon se festa e Kriishtlindjeve këtë herë erdhi në periudhë pandemie, duke shtuar se kjo sfidë duhet që të tejkalohet nga të gjithë. Ai kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për këtë festë.

"Për shkak të pandemisë COVID-19, festimet tona këtë vit nuk janë aspak ato që do kishim dashur të ndodhnin.

Mendimet dhe lutjet tona në këtë vigjilje Krishtlindje shkojnë në radhë të parë për ata, të cilët kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga familja, të afërmit dhe të dashurit e tyre!

Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj.

Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!", shkruan ndër të thera Presidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH