Aktualitet

Meta publikon foton: Të rrëzojmë barrierat që pengojnë gratë

Shkruar nga Liberale
Meta publikon foton: Të rrëzojmë barrierat që pengojnë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një foto, ndërsa shkruan se sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale apelon nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik.

"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!

Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror.??", shkruan Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH