Kryetari ii Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video, teksa shihet krah Luigj Turmalaj, Sekretar Politik i Qarkut të Shkodrës nga Kryesia epartisë së drejtuar prej tij.
Meta në video dëgjohet të thotë se bashkë ne Turmalajn do të fitojnë 5-0 në qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Nga Zogaj ky breg i mrekullueshëm i liqenit të jashtëzakonshëm të Shkodrës, bashkë me profesor Luigjin përshëndesim të gjithë anatërët e simpatizanët e Partisë së Lirisë në Shkodër, Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, në Fushë Arrëz dhe në Pukë. Shprehim bindjen e plotë sot dhe me rastin e zyrtarizimit formal të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për një fitore të qartë 5-0 në interes të gjithë qytetarëve të Shkodrës” dëgjohet të thotë Meta në video.