Aktualitet

Meta pret në Presidencë kryeministrin e Kosovës

Shkruar nga Liberale
Meta pret në Presidencë kryeministrin e Kosovës

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Meta dhe Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

Meta theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, tha Meta.

Kreu i Shtetit shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Gjithashtu, Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH