Aktualitet

Meta pret Albin Kurtin: Kosova, shembull pozitiv për rajonin

Shkruar nga Liberale
Meta pret Albin Kurtin: Kosova, shembull pozitiv për rajonin

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë ditën e sotme, kryeministrin e ardhshëm Albin Kurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se e uroi liderin e LVV për fitoren në zgjedhjet e fundit, teksa shpreson që Kosova me arritjet e veta të bëhet shembull për rajonin.

"Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen", shkruan Meta.

Kujtojmë që Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, teksa po zhvillon takime me drejtuesit në vend./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH