Aktualitet

Meta: Presidenca nuk është bashki që merret me kaçavida

Shkruar nga Liberale
Meta: Presidenca nuk është bashki që merret me kaçavida

Në studion e Çim Peka Live, ku i ftuar ishte presidenti Ilir Meta dhe analistët Ylli Rakipi dhe Andi Bejtja, tonet u ngritën për disa momente.

Rakipi tha se presidenti ishte në krye të një regjimi.

‘Unë jam në krye të një shteti, në mbrojtje të Kushtetutës,’ tha Meta.

‘Nuk pyet ai për Kushtetutë’, iu përgjigjën analistët.

‘Presidenti është në krye të detyrës. Presidenti nuk po u ikën përgjegjësive të tij,’ deklaroi Meta.

‘Demokraci daneze, zgjedhje daneze mos prit në një vend që ka qenë Koreja e Europës. Duhet të luftosh çdo ditë. Mos e lësho parlamentin, mos i lësho pozicionet.

Kam shumë besim që populli shqiptar do jetë në krah të presidentit,’ tha Meta.

‘Presidenca nuk është Bashkia e Kavajës dhe as Bashkia e Devollit që merret me kaçavida,’ tha Meta, ndërkohë që kritikat shkuan edhe për opozitën.

‘Edhe ti e ke nxitur opozitën të lërë mandatet,’ i tha Meta, Rakipit.

‘E kam nxitur, por jo të zbythet,’ tha Rakipi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH