Aktualitet

Meta plas “bombën”: Kam ruajtur dosjen e lyerjes së fasadave të Ramës

Shkruar nga Liberale
Meta plas “bombën”: Kam ruajtur dosjen e lyerjes së

Presidenti Ilir Meta ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Rama gjatë periudhës kur ai ishte ministër i Kulturës. Pyetjes nëse ka frikë nga reforma në drejtësi apo dhe ngritja e SPAK, Meta u përgjigj:

“Zero. Zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa pasur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë pasur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull.

Kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit” – tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH