Aktualitet

Meta përulet para qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes së tij

Shkruar nga Liberale
Meta përulet para qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dalë nga Presidenca për t'iu bashkuar qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes së tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

Pasi ka dalë nga Presidenca, Meta është ulur në gjunjë dhe ka bërë shqiponjën me duar. Të njëjtin gjest, Presidenti e ka përsëritur edhe kur ka hipur në podium, duke u përulur para qytetarëve të mbledhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Meta është i shoqëruar nga persona publikë, si artisti Bujar Kapexhiu, regjisori Robert Budina dhe ish-anëtari i Gjykatës Evropiane, Ledi Bianku, që pritet të mbajnë fjalën e tyre gjatë tubimit. Pranë tyre shihet dhe boksieri Kristian Mema, i cili mban me vete dhe brezin e boksit./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1127077,1127053,1127057"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH