Aktualitet

Meta: Përmirësoni kushtet, që të frenohet largimi i infermierëve

Shkruar nga Liberale
Meta: Përmirësoni kushtet, që të frenohet largimi i

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Presidenti Ilir Meta, teksa vlerëson punën e tyre të bërë gjatë krizës së pandemisë, thekson se e domosdoshme për të frenuar largimin e tyre nga vendi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se duhet të përmirësohen kushtet e punës dhe të trajtohen në mënyrën e duhur financiarisht.

"Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor", shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH