Aktualitet

Meta: Partia e Lirisë, faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë

Shkruar nga Liberale
Meta: Partia e Lirisë, faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

“Jemi sot këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e PL për zgjedhjet e 14 majit.

Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike , organizative për zgjedhjet vendore ku PL do jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë tona. Pas konstituimit të këshillit, grupi i PL që do jetë i jashtëzakonshëm, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e banorëve, ato nën që ky regjim i nxori në rrugë për të ndërtuar kulla për oligarkët e tij. Ata do ë flasin. Dhe nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët në atë mënyrë. Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Nuk pushojnë kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij.

Edi Rama çke mbjellë ke për ta vjellë”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH