Aktualitet

Meta nxjerr vargjet e këngës për shembjen Teatrit: Duhet të zgjohemi!

Shkruar nga Liberale
Meta nxjerr vargjet e këngës për shembjen Teatrit: Duhet të

Edhe presidenti Ilir Meta e ka shpërndarë këngën italiane të artistëve zviceranë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa shkruan se shembja e tij brutale ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë.

Kreu i Shtetit teksa thekson se kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve.

"Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??", shkruan Meta, teksa poston edhe vargjet e këngës.

Postimi i Metës në Facebook:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,

E katandisët dalëngadalë

Në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën

Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre

Që për njëzet e shtatë muaj,

Çdo mbrëmje, çdo natë

Besuan tek kjo ëndërr

Zemrën e tyre që rrihte.

Përse?

Dhuna e një pushteti

Kujton të kaluarën

S’e bëri tërmeti,

E bëri pushteti

Fikët një qiri

Që i jepte dritë qytetit

Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje

Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore

Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,

Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti

Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,

E bëri pushteti

Fikët një qiri

Që i jepte dritë qytetit

Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri

Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri

Që jepte dritë…

Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,

E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën

Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …

Çdo mbrëmje, çdo natë,

Besuan te Teatri,

Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri

Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH