Aktualitet

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët nuk duhet të presin nga askush

Shkruar nga Liberale
Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët nuk duhet

Presidenti Ilir Meta tha se "nuk i është shmangur dhe nuk i shmanget drejtësisë edhe kur drejtësia është sjellë e padrejtë, unë e kam fituar betejën e të drejtës time", ndërsa nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar te emisioni të “Të paekspozuarit” në MCN, kreu i shtetit theksoi se Rama ka frikën dhe ankthin e tij nga drejtësia dhe tani do që të çlirohet vetë.

“Shumë miq të tij ish-ministra i ka bërë bedena, për aktet e tij që ka miratuar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Ai me përmendjen time dhe të Berishës, do të tërheqë vëmendjen e halleve të tij", - tha Meta dhe shtoi më tej: 

"Ilir Meta, nuk i është shmangur dhe nuk i shmanget drejtësisë edhe kur drejtësia është sjellë e padrejtë, unë e kam fituar betejën e të drejtës time. Shqiptarët nuk duhet të presin nga askush drejtësinë, ata duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre. Sistemi do funksionojë kur të instalojmë Referendumin. Votimi i Reformës në Drejtësi me 140 vota u bë nga Ilir Meta Kryetar Parlamenti, dhe këto vota nuk u bënë nga Ambasada dhe nga Lulzim Basha. Ndërhyrjet e mia ishin që kjo Reformë të bëhej më konsensus, dhe duke respektuar Komisionin e Venecias. Votimi unanim i Reformës, kishte si qëllim edhe hapjen e negociatave ne BE-në”, tha Meta. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH