Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET, deklaroi se kreu i LVV Albin Kurti ka potencial intelektual. Meta tha se s’ka besuar se LVV do të arrinte të dilte forcë e parë dhe aq më tepër kur kësaj partie iu shkëput edhe një pjesë e deputetëve, por edhe kryetari i bashkisë së Prishtinës. Presidenti deklaroi se fakti që i mbijetoi edhe kësaj goditjeje ka qenë rezultat i personalitetit të tij politik. Ai tha se e ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë, pasi të qeverisësh dhe të bësh opozitë është diçka krejt tjetër. Sipas tij, nuk duhet harruar se kur je në qeverisje presionet nga faktorë të ndryshëm janë të shumëanëshme.