Aktualitet

Meta ngre alarmin: Shpopullimi, një fatkeqësi kombëtare

Shkruar nga Liberale
Meta ngre alarmin: Shpopullimi, një fatkeqësi kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim në lidhje me largimin e të rinjve nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se Shqipëria regjistron një numër azilkërkuesish në periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 12 herë më të lartë se Serbia.

Sipas Metës, këto shifra janë alarante, ndaj duhet të ndalet sa më shpejt shpopullimi i Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj.

Ky është alarm, pse jo dhe një fatkeqësi kombëtare, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

Ndal shpopullimit të Shqipërisë!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH