Aktualitet

Meta nga Kruja: Mos lejoni t”ju cënojnë të drejtën e votës së lirë

               Publikuar në : 15:53 - 05/04/21 liberale

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve nga Kruja që në 25 Prill të dalin edhe të votojnë kandidatët e tyre.Meta bën apel që qytetarët të mos lejojnë cënimin e të drejtës së tyre për të votuar të lirë dhe me dinjitet.

“Në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet!

Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!

Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen”, është shprehur Presidenti Meta.

Deklarata e Presidentit u bë gjatë një aktiviteti në Krujë, ku Kreu i Shtetit vlerësoi personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe promovimit të traditave të Krujës.

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back