Aktualitet

Meta nga Durrësi: Pasojat e tërmetit janë dramatike, kërkojnë...

Shkruar nga Liberale
Meta nga Durrësi: Pasojat e tërmetit janë dramatike,

Presidenti Ilir Meta shkruan në një njoftim në Facebook se sapo ka vizituar shtabin e Emergjencës në Durrës dhe ka takuar shumë familjarë që s'mund të strehohen më në shtëpitë e tyre.

"Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s'mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!

Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!

Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik", shkruan Meta në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH