Aktualitet

Meta: Nëse fut hundët në drejtësi, europianët s'të shohin si aleat

Shkruar nga Liberale
Meta: Nëse fut hundët në drejtësi, europianët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta të martën gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET, deklaroi se nëse qeveria kërkon të fusë hundët në sistemin e drejtësisë, atëherë ndërkombëtarët nuk të shohin më si aleat. Sipas tij, integrimi i vendit në Bashkimin Europian ka ardhur për shkak të kësaj politike që është ndjekur nga qeveria shqiptare. Vonesa për t’u integruar në BE s’është përgjegjësi e shqiptarëve, por në nivele të larta është toksike, pasi konfliktualiteti politik na ka sjellë këtu ku jemi sot. “Interesi politik afatshkurtër ka prevaluar mbi gjithçka”, tha Meta. Ai shtoi se edhe lobimi i klasës politike shqiptare nuk funksionon gjithmonë. Sepse nuk duhet të harrohet se hetimi i dosjeve të zgjedhjeve sa herë e ka kërkuar Bundestagu dhe mesazhet që dhanë para krizës politike nuk u dëgjuan nga klasa politike dhe për rrjedhojë defiçitet tona ata i mbajnë shënim. “Lidershipi politik s’mban shënim për asgjë, pasi integrimi europian i vendit ka detyrimit që mbartur dhe shumë që janë shtuar”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH