Aktualitet

Meta në Sukth, poston foto me vogëlushen e veshur me flamur kuqezi

Shkruar nga Liberale
Meta në Sukth, poston foto me vogëlushen e veshur me flamur kuqezi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në ditën e Pavarëisë me një postim në Facebook ku shkruan se "në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre".

Ai shkruan se sot e ka nisur ditën duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth.

Meta rrëfen se në Ditën e Flamurit ka takuar Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!

Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.?? /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2639919816054275/2639919749387615/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH