Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET, është ndalur rreth kohës së studimeve të larta.
Meta deklaroi se një nga dëshirat e tij ishte të bëhej pedagog, kjo edhe për shkak të frymëzimit të pedagogëve të tij të asaj kohe, ndërsa veçoi të ndjerin profesor Gramoz Pashko.
Meta tha se në atë kohë i mbeti merak fakti se nuk arriti të marrë një bursë studimesh në Itali, për shkak të mosnjohjes së gjuhës italiane.
Presidenti tha se në kohët e sotme kemi një tendencë mjaft shqetësuese, pasi ikin të kualifikuarit që edhe pse me stabilitet të mirë, ata vazhdojnë të jenë më kërkues.
Ai u shpreh se shoqëria duhet të jetë në mbështetje të ekselentëve, pasi ata janë burim frymëzimi për t’i dhënë trend frymëzimit të shoqërisë.