Aktualitet

Meta: Mjaft me këtë pakicë politike që s’mban përgjegjësi

Shkruar nga Liberale
Meta: Mjaft me këtë pakicë politike që s’mban

"Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!", kështu shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

"Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi", thotë Meta, teksa fton të gjithë që të dalin në shesh me flamuj kombëtarë

Postimi i Metës: 

Të dashur qytetarë!

Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!

Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!

Shqipëria e Para!?? /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH