Aktualitet

Meta mesazh politikës: Reflektoni mbi kushtet e Bundestagut

Shkruar nga Liberale
Meta mesazh politikës: Reflektoni mbi kushtet e Bundestagut

Pas takimit në Pallatin e Brigadave, Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski.

Meta ka thënë se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, dhe për këtë duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike.

"Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë", tha Meta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH