Aktualitet

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit

Shkruar nga Liberale
Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë, Maksim Cikulit.

Me një shënim në Facebook, Meta shkruan se Cikuli dha një kontribut të shquar si mjek, por veçanërisht si themelues i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës në Shqipëri. Sipas Metës, ish-ministri do të mbahet mend si një zë i angazhuar për mbrojtjen e parimeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut, por dhe për reformimin e sistemit shëndetësor në vend.

Postimi i plotë:

Trishtues lajmi i ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Maksim Cikulit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të vendit.

Në dekada pune e përkushtimi dhe humanizmi të madh, Prof. Dr. Maksim Cikuli dha një kontribut të shquar si mjek, por veçanërisht si themelues i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës në Shqipëri.

Në politikë, si ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet në dy legjislatura, ai do të mbahet mend si një zë i moderuar, i angazhuar për mbrojtjen e parimeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut qysh në vitet e para të pluralizmit politik, si dhe për reformimin e sistemit shëndetësor në vend.

Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së tij, u shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH