Aktualitet

Meta me të rinjtë: O sot, o kurrë, o ju, o kush tjetër!

Shkruar nga Liberale
Meta me të rinjtë: O sot, o kurrë, o ju, o kush tjetër!

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë një grup të rinjsh, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës.

Ai ka premtuar para tyre rikthimin e shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.

Një gjë e tillë sipas tij, arrihet me atë që e quajti referendumin e 25 prillit, dita e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Postimi i Ilir Metës:

O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR!

Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.

Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.

Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.

Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.

Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH