Aktualitet

Meta me gazetarët në Vlorë: Disa “profesionistë” në Tiranë duhet...

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët e Vlorës, teksa nuk mungojnë vlerësimet për ta.

Meta i cilëson gazetarë kurajozë dhe shembull sipas tij, që duhet ndjekur dhe nga disa "profesionistë" në Tiranë.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?! Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik. Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.

I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë. ??”, shkruan Meta teksa poston foton me ta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH