Aktualitet

Meta me ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan shumë, por...

Shkruar nga Liberale
Meta me ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan

Presidenti Ilir Meta ka qenë mbrëmjen e djeshme i pranishëm në Durrës ku ka zhvilluar një bisedë me ekipin izraelit që ka shërbyer në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura nga pasojat e tërmetit tragjik.

Sipas Metës, ata jo vetëm a ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë!

"Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????", shkruan Meta në "Facebook". /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2671231116256478/2671230959589827/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH