Aktualitet

Meta mbështet propozimin e Albin Kurtit: Reciprocitet me Serbinë

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Meta u ndal te marrëdhënia e Kosovës me Serbinë, teksa foli në mbështetje të propozimit të kryeministrit Albin Kurti, që mes dy vendeve të ketë reciprocitet dhe njohje të ndërsjelltë.

“Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Presidenti Meta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH