Aktualitet

Meta mbështet pedagogët dhe studentët, i bën thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat e paligjshme me inceneratorët dhe veprat korruptive

Shkruar nga Liberale
Meta mbështet pedagogët dhe studentët, i bën thirrje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur kërkesat e pedagogëve dhe studentëve për rritje të pagave dhe mbështetje financiare.

“Gjej rastin që të mbështes kërkesën e pedagogëve për kushtet e rritjes së pagave të tyre, mbështes peticionin e studentëve që mos të na ikin nga këtu. Kërkesat e tyre janë modeste. Përse mos t’i kemi këtu. Të ndërpritet pagesat e paligjshme, mashtruese për inceneratorët dhe veprat korruptive. Ka mundësi për të rritur pagat e pedagogëve dhe për t’u blerë librat flas fëmijëve të familjeve që s’kanë mundësi. Nuk mund të zgjidhet kjo me kërcënime për ditën e parë të shkollës, që do të ketë sanksione, por të mbajnë librat e pastër.”, tha Meta.

Kujtojmë se disa ditë më herët pedagogët protestuan për rritjen e pagave, ndërkohë që ditën e djeshme, studentët i kërkuan qeverisë ndihmë, pasi nuk përballojnë dot tarifën dhe shpenzimet jetike. Studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj nga qeveria. Një ndihmë e tillë ofrohet nga qeveria e Kosovës, ku studentëve dhe pensionistëve iu jepet nga 100 euro në muaj. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH