Aktualitet

Meta: Lufta kundër COVID 19 kërkon unitet, vlerësoj masat e qeverisë

Shkruar nga Liberale
Meta: Lufta kundër COVID 19 kërkon unitet, vlerësoj masat e

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për "Nova Media" tha se i vlerëson masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit. Ai u shpreh se virusi është rrezik dhe një kërcënim për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të jemi të unifikuar në luftën kundër tij.

"Vlerësoj se po bëhet më e mira për përballimin e kësaj pandemie dhe aktualisht është një situatë nën kontroll dhe do mund të mbahet nën kontroll në rast se çdo qytetar do tregojë përgjegjësinë që kërkohet. Nuk kemi asnjë arsye për të patur panik, as në drejtim të trajtimit të të prekurve, apo qoftë edhe të furnizimit të vendit për mallrat më jetikë. Natyrisht është e domosdoshme një organizim më efikas për të frenuar në maksimum përhapjen e mëtejshme të kësaj pandemie. Kemi patur një kufizim të disa lirive të të drejtave themelore të qytetarëve por këto masa janë marrë me qëllim për të mbrojtur shëndetin e tyre. Virusi është rrezik dhe një kërcënim për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të jemi të unifikuar në luftën kundër tij", tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH