Aktualitet

Meta lexon raportin e "Venecias": Asnjë vërejtje për presidentin

Shkruar nga Liberale
Meta lexon raportin e "Venecias": Asnjë vërejtje për

Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha në një konferencë për mediat se nuk ekziston asnjë presje që të ketë një vërejte apo kritike për presidentin e Republikës në raportin e Komisionit të Venecias.

Sipas Metës "Venecia" sqaron në mënyrën "më të kristaltë" të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të kemi asnjë reagim për ata që nuk e kanë lexuar mirë se çfarë thotë raporti i Komisionit të Venecias. Për KED, parlamentin dhe shumë aspekte të tjera. Është e qartë se Komisioni i Venecias, i sqaron në mënyrën më të kristaltë të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat për këtë çështje. Nuk ekziston asnjë presje që të ketë një vërejte apo kritike për presidentin e Republikës. Nuk do doja që të lexoja këtu për KED, apo kryetarin e saj, apo për institucione të tjera. Po kështu, të vetmen ide që nuk e kundërshtoj dot për ndryshime kushtetuese nga ky Kuvend që janë renditur nga Venecia, është që unë si presidentin nuk e kundërshtojë dot është që presidenti të zgjidhet nga populli.”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH