Aktualitet

Meta letër Bashës dhe Kryemadhit: Mbroni procesin zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Meta letër Bashës dhe Kryemadhit: Mbroni procesin zgjedhor

Tre ditë më pare, kreu i shtetit Ilir Meta i është drejtuar me një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Në këtë letër Presidenti Meta kërkon nga dy liderët e partive opozitare që të angazhohen maksimalisht dhe të koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar “me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës”.

“Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”, thuhet më tej në letrën e Metës.

Kreu i shtetit kujton djegien e mandateve nga opozita dhe thekson:

“Këmbëngul në domosdoshmërinë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor që nga fillimi i procesit të votimit dhe deri në përfundim të numërimit të votave.

Largimi nga Kuvendi i opozitës si dhe bojkoti i zgjedhjeve për pishtetin vendor e lehtësoi instalimin e modelin autokrat dhe abuzues të qeverisjes, shkeljen e Kushtetutës dhe të të drejtave qytetare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH